E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet dëshmia në Prokurori/ Basha kërkon hetimin e Berishës: Dy kërkesat që kam
Publik News

Mbyllet dëshmia në Prokurori/ Basha kërkon hetimin e Berishës: Dy kërkesat që kam

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë e tij në prokurori në lidhje me protestën e 8 janarit përpara selisë së PD-së. Basha në një prononcim për mediat ka bërë të ditur se ka kërkuar nga prokuroria hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë atë përgjegjës për ngjarjen e 8 janarit për protestën e 8 janarit.

“Kam kërkuar që të vihen përpara përgjegjësisë autorët, organizatorët, frymëzuesit, e ato që ushtruan dhunë kundër nesh e u përpoqën që të nxisin konfliktin deri në vëllavrasje”, tha Basha.

Basha ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës duke thënë se orkestroi dhunën para PD. Ndërsa ka shtuar se ai ka dy thirrje, e para për të çuara para ligjit përgjegjësit e dhunës që shpërtheu para PD më 8 janar. Së dyti Basha është shprehur se nuk duhet humbur asnjë sekondë për të vazhduar luftën kundër “regjimit” të Edi Ramës.

“Kam kërkuar hetim i gjithanshëm i kësaj ngjarje. Ishte një organizim i vetëdijshëm i planifikuar i një tentative vrasje, me një autor, për interes personal”, theksoi Basha.

Kryedemokrati e deklaroi se “kam kërkuar hetimin e gjithsecilit nga i pari tek i fundit, nga Sali Berisha tek i fundit, duke bërë ndarje të qartë të organizatorëve, urdhëruesve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.