E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet faqja e memeve “Brryli Broadway”
Publik News

Mbyllet faqja e memeve “Brryli Broadway”

Sagës së mediave dhe faqeve të mbyllura në këto ditë trazirash nga tërmetet i është shtuar edhe faqja e memeve “Brryli Broadway”.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar mbylljen e faqeve të memeve, të cilën kryeministri Edi Rama e lëvdonte dhe e quante “nona”.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është mbyllur edhe portali “Dosja.al”, siç pretendohet nga drejtuesi i saj, Enton Abilekaj, nga një kompani private.

Kujtojmë se dy ditë më parë stafi i faqes së “JOQ” dha lajmin se domain i tyre ishte bllokuar duke, e etiketuar këtë sipërmarrje si një sulm politik.

Ndërkohë, më herët, Policia e Shtetit njoftoi se se nga ana e saj ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes “Jeta Osht Qef”, pasi kishin lejuar përhapjen e panikut, me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.