E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Vlorë
Lajme

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Vlorë

Tregtarët ‘shpërthejnë’ kundër zhvendosjes

Tregu i fruta-perimeve në zemër të Vlorë është mbyllur, në kuadër të një projekti për rijetëzimin urban të zonës pranë Sahatit të Vlorës.

Ky vendim ka sjellë reagime të forta nga tregtarët, të cilët kundërshtojnë zhvendosjen e aktivitetit drejt Jallinës së Nartës. Sipas tyre, vendndodhja e re është shumë larg dhe e papërshtatshme për të vijuar punën normalisht.

Ata kërkojnë që autoritetet të rishikojnë vendimin ose të paktën të shtyjnë afatet, pasi kanë ende mall në stok që rrezikon të mbetet pa u shitur.

Një prej tregtareve e përshkroi situatën me ironi, duke thënë se ndihen “si në kanalin e Hormuzit”, të rrethuar nga policia nga të gjitha anët. Ajo shtoi me tone kritike se, sipas saj, trajtimi ndaj tyre është më i ashpër sesa ndaj aktiviteteve të paligjshme.

Biseda në terren:

  • Qytetarja: “Jemi bërë si kanali i Hormuzit, policë atje, policë këtu.”
  • Pyetje: “Çfarë po shisni?”
  • Qytetarja: “Ata të drogës i lënë, neve nuk na lejnë.”
  • Pyetje: “Ku do shkoni tani?”
  • Qytetarja: “Në të sëmës.”

Pakënaqësi kanë shprehur edhe qytetarët, të cilët e shohin mbylljen e tregut si një problem praktik për furnizimin e përditshëm me produkte të freskëta, duke humbur një nga pikat kryesore të blerjes në qytet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.