“Mbyllin sytë përballë korrupsionit të Ramës”, Lubonja kundër ambasadorëve: Nuk kam pikë respekti
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar edhe rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë dhe qëndrimet e tyre për protestën e opozitës. Lubonja tha se ndërkombëtarët kërkojnë vetëm stabilitet dhe nuk shqetësohen për korrupsionin galopant të qeverisë.
Pas 25 vitesh, Gjermanid he Europa lulëzojnë në demokraci. Në Shqipëri, keta ndërkombëtarët u kujtuan për një reformë në drejtësi pas 25 vitesh. Cfarë kanë bërë këta? Stabilitet në kurriz të demokracisë. Kanë interesat e tyre ekonomike, kanë një konflikt interesi.
Këta euroburokratët që thonë rëndësi ka Europa, Shqipëria duhet të bashkohet.
Cfarë do bëhej në Europë sikur të ndodhte ai korrupsion që ndodhi aty te Unaza?
Këto 30 milionë euro nuk i sheh ambasadori Soreca? Po ato shtëpitë e njerëzve? Kjo është dhuna strukturore, dhuna kriminale e një shteti”, u shpreh Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



