E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e basteve/Tregu nuk është gati për 7 mijë të papunë, vesi do u ngjitet dhe fëmijëve
Lajme

Mbyllja e basteve/Tregu nuk është gati për 7 mijë të papunë, vesi do u ngjitet dhe fëmijëve

Mirëpo a do të ketë realisht një mbyllje të plotë të këtyre kompanive, apo tashmë do të jetë një monopol i vetëm disa kompanive që operojnë online?

Sipas Sulkës në një ekonomi tregu ku gjithçka funksionon përmes ofertës dhe kërkesës është e pamundur që të zhvillohet një nismë e tillë dhe bizneset të mbyllen totalisht në të njëjtën kohë.

Eksperti thotë se kjo do të sillte një efekt zinxhir në ekonomi, duke shtuar faktin se nga 1 Janari 7 mijë persona do të jenë të papunë, dhe do të kenë nevojë që të rikualifikohen.

Sulka shtoi më tej se fakti që tashmë bastet do të operojnë vetëm online, do të bëjë edhe më të rëndë situatën, sa kohë që persona që janë në moshë do të kërkojnë ndihmë te nipërit e tyre, dhe kjo do të shtojë rrethin e personave që preken nga ky fenomen.

“Ne jemi në një ekonomi tregu ku gjithçka funksionon përmes ofertës dhe kërkesës. Ka një gjysmë problemi, se askush nuk e di me saktësi se çdo të ndodhë tani. Deri dje na ishte paraqitur një opsion që ato do largoheshin nga qendrat e banuara. Tani na ka dalë një tjetër opsion që thotë se do i heqin fare, të cilën unë nuk e kuptoj.

Tashmë nëse lihet vetëm online, ti do përfshish edhe një person tjetër, pasi një i vjetër në moshë do kërkoj ndihmë te nipi i tij, pasi mund të ketë probleme në përdorimin e internetit. Largimi i menjëhershëm nga tregu i këtyre kompanive do të na japë pasojën që 7 mijë veta do të dalin të papunë. Nuk ka asnjë analizim për beckgraund-in e këtyre personave që janë tën punësuar, ne këtë nuk e kemi të qartë, nuk e di askush.

7 mijë persona të papunë për vendin tonë janë shumë duke ditur mundësitë që ka tregu dhe për punësim. Në 1 Janar duhet të krijohen disa herë më shumë kapacitete për kualifikimin personal të këtyre personave, pasi do ti kesh të papunë të gjithë njëherësh. Ne jemi të papërgatitur, ngado që ta kapësh këtë çështje, pasi nuk ka indicie se do të ndryshojë buxheti për çështjet e punësimit.

Ne nuk kemi një studim, pra do të largohen nga vendet e banuara, do të mbyllen fare apo do të lihen në pak duar duke e kthyer në monopol këtë çështje. Ka nevojë që këta persona që do të mbeten të kenë tashmë një kualifikim profesional, dhe do të jetë e vështirë që të bëhet rikualifikimi i tyre për tregun. 

Çfarë kuptimi ka nëse hiqen kompanitë e basteve, nëse ti lë ato që janë online, e gjitha kjo bëhet për të monopolizuar tregun. Kjo është e pastër, të gjithë njerëzit që konsumonin para do të funksionojnë vetëm në dy kompani, kompanitë që ishin deri dje në treg dhe këto 7 mijë persona do të shkaktojnë një efekt zinxhir, edhe te qiratë e dyqaneve që lihen tashmë bosh.

Nëse ne nuk ndërhyjmë te kërkesa, kompanitë gjithnjë do të kenë ofertat e tyre. Sa kohë që ka njerëz që e kanë këtë ves, atëherë ata do të gjejnë mënyrat, sa kohë që ti operon online”, u shpreh Sulka në Fax News.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.