E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e shkollave, reagon Basha: Shteti të kompensojë një nga prindërit që duhet të kujdeset për fëmijët
Publik News

Mbyllja e shkollave, reagon Basha: Shteti të kompensojë një nga prindërit që duhet të kujdeset për fëmijët

Pas njoftimit të kryeministrit Rama për mbylljen e shkollave, çerdheve dhe universiteteve ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Basha thotë se shteti duhet të kompensojë një prind në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që institucionet qrsimore janë mbyllur.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy të infektuarit e parë nga koronavirusi në vendin tonë, që ndodhen të shtruar në QSUT.

Reagimi i Bashës në twitter:

Pas vendimit për mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, duhet që shteti të paguajë apo kompensojë me vlerë të plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.