E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e tregut të Vlorës, tregtarët sërish në protestë para Bashkisë
Lajme

Mbyllja e tregut të Vlorës, tregtarët sërish në protestë para Bashkisë

Tregtarët e tregut të madh të Vlorës, që operonin në sektorin e fruta-perimeve dhe konfeksioneve, janë rikthyer në protestë përpara bashkisë, duke kërkuar një zgjidhje urgjente për vijimin e aktivitetit të tyre.

Pas mbylljes së tregut, ata shprehen se nuk u është ofruar ende një alternativë konkrete se ku mund të zhvendosen për të tregtuar. Sipas tyre, situata është bërë e papërballueshme, pasi kanë mall të pashitur dhe po përballen me vështirësi ekonomike.

Protestuesit theksojnë se tregtia është burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre, ndaj mungesa e një zgjidhjeje i ka vendosur në një situatë të vështirë jetese. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet vendore për të garantuar një hapësirë të re pune.

Nga ana tjetër, në zonën e tregut të fruta-perimeve ka nisur procesi i rehabilitimit, me synimin për ta transformuar hapësirën në një zonë multifunksionale, të integruar me pjesën historike të qytetit.

Më herët, kryebashkiakja Brunilda Mersini ka deklaruar se tregtarët kanë qenë të njoftuar prej disa muajsh për lirimin e ambienteve, në përputhje me vendimet e Këshillit Bashkiak dhe afatet e përcaktuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.