E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllja e universiteteve, Kryemadhi: Si mund të studiojnë studentët që mësimin e marrin në laboratore?
Publik News

Mbyllja e universiteteve, Kryemadhi: Si mund të studiojnë studentët që mësimin e marrin në laboratore?

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka qenë në qytetin e Elbasanit ku është takuar me të rinj të këtij qyteti që votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi ka shprehur shqetësimin e saj pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve që mësimi në universitete të zhvillohet online.

Sipas saj, studentët që e marrin mësimin në laboratore do ta kenë shumë të vështirë që të bëjnë mësim online.

“Sot dëgjuam që universitetet nuk do të happen dhe do të bëhet mësimi online. Si mund të studiojnë studentët online kur mësimin duhet ta marrin në laboratore? Universiteti është jetë që bashkëjeton pedagogu me studentin, i jep kurajo të përballet nesër me jetën. Izolimi që iu bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot u bëhet çdo ditë e më shumë mbytës. Mos u dekurajoni sepse frika dhe paniku që ka kapur qeverinë në ikje është një armë shumë e fortë e jona.
Boll më me njerëz që e kanë përdorur politikën dhe jetën e shqiptarëve për interest e tyre. Mos lejoni politikën dhe politikanët si Edi Rama t’ju mashtrojnë. Besojini vetes tuaj pasi vetëm ju mund të ndryshoni Shqipërinë”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.