Mbytet në ishujt grekë anija me emigrantë, 16 gra të vdekura
Një tragjedi tjetër është regjistruar në det. Konkretisht në zonën detare Petalidi të Thermit në Lesbosin lindor, është mbytur një anije me emigrantë, teksa 16 të reja me origjinë afrikane mbetën të vdekura. Ngjarja u regjistrua sot në orët e para të mëngjesit në zonën detare “Provoskida” në lindje të ishullit.
Ndërkohë që 9 gratë e shpëtuara me origjinë afrikane u dërguan në spitalin e Mytilinit, ku iu dha ndihma e parë. Në bordin e anijes në Lesvos ndodheshin rreth 40 persona, teksa helikopteri Super Puma të Forcave Ajrore po operojnë në zonë në kërkim të 15 personave të zhdukur. Shkak për mbytjen e anijes është bërë moti i paqëndrueshëm dhe me erëra të forta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



