Më 12 mars afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ, Rama mbledh kabinetin dhe Kryesinë
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër kabinetin qeveritar dhe Kryesinë e Partisë Socialiste në një takim informal dy-ditor. Sipas burimeve, në fokus të takimit do të jetë analiza e punës së deritanishme të qeverisë dhe diskutimi mbi projektet në zhvillim.
Takimi përkon me afatin e 12 marsit, që është data e fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Për hartimin e këtyre listave janë përgjegjës drejtuesit politikë në qarqe, të cilët do t’i paraqesin emrat në Kryesi për miratim.
Mësohet se drejtuesit politikë në qarqe do të jenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa procesi finalizimit të emrave pritet të sjellë lëvizje dhe diskutime brenda PS-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



