E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më 13 tetor edhe zgjedhje Presidenciale “- Basha tregon çfarë diskutoi me Presidentin Meta
Politikë

“Më 13 tetor edhe zgjedhje Presidenciale “- Basha tregon çfarë diskutoi me Presidentin Meta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kishte diskutuar me Presidentin Ilir Meta për zgjedhjet e 13 tetorit.

 

“Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve lokale dhe zgjedhje të reja presidenciale që nënkupton ndryshime kushtetuese.

Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Presidentit dhe shqetësimin e tij, i kam bërë të qartë që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme siç deklaroi edhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për Ymer Lalët dhe shokun e tyre, Bablokun e madh dhe oligarkët.

Opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar përtej çdo përfytyrimi siç e pamë edhe më 30 qershor ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe në një proces ku kandidonte vetë, numëronte vetë dhe për të garantuar një qeveri përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që punon për njerëzit”,theksoi Basha.

Basha tha se qeveria i është zhytur pasurive të vendit për t’i grabitur. “Një nga mëkatet më të mëdha, fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris, është që duke tërhequr opozitën në betejën parimore në luftën kundër krimit dhe drogës, ia ka dalë t’i sulet buxhetit të Shqipërisë, ta vjedhë dhe ta grabisë qytetarin e thjeshtë, pasuritë e këtij vendi dhe ta zhysë ekonominë në ditën e saj më të zezë në dy dekada. Ndaj, kemi diskutuar edhe për platformën ekonomike”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.