E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me dhimbje po ndahemi, por ajo shkoi….
Publik News

Me dhimbje po ndahemi, por ajo shkoi….

Bashkjetuam një vit së bashku, por ajo ishte djallzore, tinzare, e pabesë dhe ogurzezë.
Fillimisht nuk i besuam, më pas e injoruam, vazhduam ta neglizhonim dhe çuditërisht ta përgojonim.
Ajo na mori frymën, hapësirën, kohën dhe në fund na mori të dashurit tanë.
Ajo hyri papritur në shtëpinē e çdo kujt, në shtrat na shtriu, por më pas gjakun na e piu dhe oksigjenin na e përpiu.
Erdhi nga lindja por solli veç terr dhe errësirë.
Erdhi nga muri i xhuxhmaxhuve për të ndjell apokalipsin njerzor.
Erdhi e padukshme, por ishte thellësisht depresive.
Erdhi pa zhurmë, po mbushi muret dhe rrugët me shpallje vdekjesh.
Erdhi si lakuriq në mes të natës dhe na la të zhveshur mes miliona maskave që na rrethonin.
Ishte e zezē, ishte e mallkuar, ishte e nemur, ishte e grabitqare, ishte dinake, ishte tradhtare, ishte mëkatare.
Na gjunjëzoi, por nuk na poshtroi.
Na varfëroi, por nuk na nënshtroi,
Na rrëzoi, por nuk na asgjesoi.
Ne mbijetuam sërish, dhe sot mes atyre pak që na kam mbetur, na dha mundësinë të përballemi apo luftojmë dhe ti themi largohu o vit i mbrapshtë.
Lotët e miliona nënave, motrave, miqve dhe shokve qofshin të shkuara.
Ata që humbëm do jetojnë në zemrat tona.
Andaj në këto orë që kanë mbetur, të lutemi që shpirtrat e tyre të shkojnë në paqe, dhe u bëfshim dritë në diellin e një viti të ri.
O Zot i Madh, qoftë ky hidhërimi i fundit, por jo fundi i historisë.
Jepu fëmijve tanë, bekim dhe shëndet.
Ata duhet të vazhdojnë dhe dikur të kujtojnë se “AJO” ishte lufta jonë për egzistencë dhe ti tregojnë brezave që do lindin:
Po ne mbijetuam dhe vitin 2020 e larguam, me urimin që mos e pafshim më kurrë.
Një ditë e re po lind. Agim plot shpresë dhe besim që: Jeta vazhdon
GËZUAR……

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.