Me dokumente/ PD-Valdrin Pjetrit: A je dënuar në Itali me 18 muaj burg?
Partia Demokratike nuk heq dorë nga denoncimi i Valdrin Pjetrit, kandidatit të Edi Ramës në Shkodër, i cili në votimet e 30 qershorit ku PS garonte e vetme mori 6% të votave.
Në një deklaratë nga selia blu në Shkodër, ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka publikuar dokumente që akuzojnë Pjetrin.
Ulqinaku ka publikuar të dhënat e TIMS që vërtetojnë se Valdrin Pjetri nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në vitin 2010.
Gjithashtu PD ka i ka drejtuar edhe disa pyetje Pjetrit, ku ndër të tjera pyete nëse ka qenë i dënuar me 18 muaj burg në Itali.
Deklarata e plotë e Izmira Ulqinakut:
Shkodranët e dëgjuan sot Valdrin Pjetrin, me me ze te mekur e koken ulur, teksa genjente per te shkruarin e tij kriminale. Personi që tenton të uzurpojë Shkodrën pas emërimit përmes votimeve socialiste të 30 qershorit, mashtroi edhe sot ditën për diell shkodranët.
Ai deklaroi se ka lëvizur drejt Italisë në periudhën 2002- 2010 dhe për këtë gjoja ishte i qetë. Valdrini i partisë harron se të gjitha lëvizjet janë të monitoruara nga sistemi TIMS. Valdrini, si përfaqësues ndër më të rinjtë të klanit kriminal Rama, vazhdon në gjurmët e Gjushit me shokë.
Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





