“Më duhej prova…”Artan Hoxha zbulon ‘përfshirjen’ e tij në çështjen “Xhisiela”
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka sqaruar edhe një herë përfshirjen e tij në çështjen “Xhisiela”. Sipas Hoxhës ai e dinte edhe më parë historinë, por atij i ka interesuar deri në momentin që në media është denoncuar përfshirja e deputetëve të PS-së dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
“Historia më ka interesuar deri aty ku mund të jenë përfshirë politikanë. Është përfshirë deputeti, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së. Ky ishte denoncimi që doli në media. Shkoj për të bërë verifikimet, për fat në policinë e Fushë Krujës qëlloi që i njihja drejtuesit, dhe ato qe pyeta në Prokurori dhe mora vesh cila ishte ngjarja.
Është dhunuar një vajzë që ka bërë kallëzim, dhe ka pasur problematika sepse në momentin që është bërë kallëzimi është pezulluar oficeri. Më duhej prova që të fajësoja ata lart, nuk isha angazhuar në asnjë televizion, thjesht mora vesh implikimin e zyrtarëve”, është shprehur ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



