“Më goditi njëri që shet mish gomari”, Rama i merr mikrofonin të moshuarës
Mes personave të shumtë që kanë qarë hallet e tyre ditën e sotme me kryeministrin Rama, duke përfituar nga rasti që ai ndodhej në qytetin e Korçës, ishte edhe një zonjë e moshuar, e cila u ankua se dikush e kishte qëlluar.
Ajo u shpreh:
Më goditi njëri që shet mish gomari, që merret me drogë…”.
E moshuara nuk arriti ta përfundonte hallin e saj deri në fund, pasi ia morën mikrofonin dhe i çuditur, si shumë të tjerë të pranishëm, Rama u mundua t’ia printe shkurt.
Kreu i qeverisë tha:
Do ta shikojmë nga afër, pas mbledhjes këtë problem sepse kjo e shitjes së mishit të gomarit është një akuzë shumë e rëndë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



