E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më grabitën 4 mijë euro, kasaforta është bosh’, lushnjari tërheq denoncimin
Publik News

Më grabitën 4 mijë euro, kasaforta është bosh’, lushnjari tërheq denoncimin

Policia e Lushnjës ka sqaruar se nje dite me pare, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë shtetasi L. D, 52 vjeç, i cili kallzonte se i kanë vjedhur një sasi eurosh në kasafortë.

Pas marrjes së kallzimit u ngrit grupi hetimor, u shkua në vendngjarje ku u kryen veprimet hetimore nga të cilat rezultoi se banesa s’kishte dëmtime as në dyer, as në dritare dhe kasaforta ishte e padëmtuar.

Ditën e sotme paraqitet sërish shtetasi L. D, në Komisariatin e Policisë Lushnjë ku deklaron se pasi kishte kontrolluar mirë në banesë, e kishte gjetur shumën e lekëve të cilat dyshonte se ja kishin vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për vlerësim.

***

Banesa e vendosur në lagjen “Gafur Muço”, në Lushnjë, mësohet se është në pronësi të shtetasit L. Dervishi dhe ky i fundit pretendonte se ne kasaforte kishte shumen rreth 4 mije euro, kursime te shtepise.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.