E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më i votuari i listës së Elbasanit lë me ‘gisht në gojë’ Berishën
Politikë

Më i votuari i listës së Elbasanit lë me ‘gisht në gojë’ Berishën

Askush nuk mori pjesë me detyrim në takimin e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa, reagoi sot në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e tij në takimin e Foltores së Ervin Salianjit, të zhvilluar dje në sallën e Teatrit “Skampa” në Elbasan.

Xhafa hodhi poshtë pretendimet e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, sipas të cilit aktiviteti ishte “sponsorizuar nga krimi” dhe pjesëmarrësit, përfshirë anëtarët e Degës Elbasan, ishin detyruar të merrnin pjesë nga eksponentë të botës kriminale, përfshirë Suel Çelën. Ish-deputeti e cilësoi këtë si një shpifje dhe mohoi kategorikisht çdo formë kërcënimi për të marrë pjesë.

Ai shtoi se, përkundrazi, shumë demokratë shprehën pakënaqësi që nuk ishin njoftuar për zhvillimin e aktivitetit dhe kërkuan llogari pse nuk ishin ftuar.

Në një postim të gjatë për opinionin publik, Xhafa tha se pjesëmarrja e tij ishte një vendim i lirë, motivuar nga dëshira për të ndihmuar PD-në pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025, kur sipas tij partia ra në një “gjumë letargjik” që e dëmtonte më tej. Ai e cilësoi takimin si të frytshëm, duke përfshirë edhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e partisë.

“Unë nuk jam detyruar nga askush të marr pjesë, dhe mund të pyesni çdo pjesëmarrës – askush nuk ishte i detyruar të marrë pjesë apo të brohorasë,” theksoi Xhafa.

Ai i bëri thirrje Berishës që të sjellë prova konkrete nëse vërtetohet se Suel Çela ka qenë organizator i takimit, ndërsa nënvizoi se në të kundërt, duhet lejuar që të rinjtë të ecin përpara në betejën politike kundër qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për përgatitjen e protestës së 22 Dhjetorit, me qëllim që ajo të zhvillohet sa më masivisht dhe me ndikim në rrëzimin e qeverisë aktuale.

“Ju lutem të dëgjojmë zërin e secilit për të mirën e PD-së dhe të Shqipërisë,” përfundoi deklaratën e tij Qani Xhafa.

Reagimi:

Sqarim për opinionin publik në lidhje me takimin e z.Ervin Salianji në Elbasan datë 16 Dhjetor ora 18 00!

Të nderuar demokratë, anëtarë, simpatizantë të PD dhe mbarë opinionit publik, ju bëj me dije se dje pjesë e takimit me demokratët e Qarkut të Elbasanit isha dhe unë si një demokrat që nga viti 2005 ku kemi ndarë me ta të mirat dhe të këqijat e kësaj force politike!

Unë nuk jam detyruar nga askush që të marr pjesë në këtë takim por e pashë të arsyeshme se PD prej disa muajsh pas zgjedhjeve të 11 Majit 2025 ra në një gjumë letargjik që po e dëmtonte akoma më shumë!

Po kështu më gjeni një person anëtar partie, simpatizant apo çfardo, që ishte apo jo në takim, të prononcohet që ka qenë i detyruar nga dikush të marr pjesë, madje të brohorasë!

Ju bëj me dije se më janë zemëruar shumë demokratë që pse sna njoftove por koha ishte shumë e shkurtër vetëm dy ditë dhe e lamë në rrjedhë të lirë pjesmarrjen dhe për mendimin tim ishte takim shumë i mirë pasi kishte dhe shumë demokratë të rinj në forume drejtuese që janë e ardhmja e PD!

Për vetë profesionin që kam si Ing. mekanik i them Dr.Berishës nëse më bind me fakte që ai takim është bërë nga Suel Çela jam unë i pari që tërhiqem nëse është e kundërta duhet që të rinjtë të ecin përpara për të mundur regjimin e Edi Ramës!

Në atë takim u fol ndër të tjera edhe për protestën e 22 Dhjetorit që të jetë sa më e fuqishme për rrëzimin e kësaj qeverie!

Ju lutem të dëgjojmë zërin e çdokujt për të mirën e PDSH dhe për të mirën e Shqipërisë!

Me shumë respekt dhe mirënjohje Qani Xhafa!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.