“Më jepni telefonin”, GJKKO “lë thatë” shefen e Krimit Kibernetik
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e një prej zyrtareve më të larta të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, e cila kërkonte kthimin e celularëve të sekuestruar në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t.
Trupa gjykuese ka vlerësuar se sekuestrimi i pajisjeve elektronike është kryer në përputhje të plotë me ligjin dhe nuk ka gjetur shkelje procedurale.
Telefonat u sekuestruan gjatë kontrollit të banesës së Gjanës, si edhe të bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic.
Sipas të dhënave hetimore, Hristic ka qenë shoqërues i Ergys Agasit, ndërsa vetë Gjana ushtron aktualisht detyrën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit.
Vendimi i GJKKO-së lë në fuqi sekuestrimin e provave materiale, ndërsa hetimet për çështjen në fjalë vijojnë ende.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



