E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më ka humbur babai”, i riu nga Mamurrasi: Më ndihmoni ta gjej
Lajme

“Më ka humbur babai”, i riu nga Mamurrasi: Më ndihmoni ta gjej

“Më ka humbur babai, ju lutem më ndihmoni”, ky ishte mesazhi i mbërritur sot në mbrëmje në redaksinë e “Panorama”.

Llesh Shkreta, djali i Ded Shkretës tregoi për “Panorama” se babai i tij është larguar prej ditës së djeshme nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Më tej ai na rrëfeu se kishte bërë dhe denoncimin në Polici por nuk kanë marrë ende asnjë lajm pozitiv nga kërkimet për gjetjen e babait të tij, Ded Shkretës.

I riu shtoi se babai i tij kishte veshur ditën e zhdukjes kishte veshur një kapuç, xhaketë gri dhe pantallona të zeza.

Nga çfarë qyteti jeni?

Jetoj në Mamurras.

Kur ka ndodhur ngjarja, kur është larguar babai juaj nga shtëpia?

Dje nga ora 11 paradite, kemi bërë edhe denoncim në polici.

Telefonin e ka pasur me vete, keni provuar ta kontaktoni?

Jo nuk kishte telefon me vete, e ka lënë në shtëpi, ja ka lënë mamasë.

Veshur çfarë ka pasur atë ditë?

Ded Shkreta

Personi që ka humbur

Ka pasur një xhaketë ngjyrë gri, një kapuç në kok dhe pantallona të zeza.

Çfarë moshe është babai?

63 vjeç.

Asnjë nga banorët e tjerë nuk e ka parë, në çfarë drejtimi mund të ketë ikur?

E kanë parë pasdite nga ora 4 dhe nuk ke kanë parë më, nuk di asnjeri asgjë.

Po Policia çfarë ka thënë?

Asnjë lloj kontakti nuk ka Policia, nuk dimë gjë fare ku mund të jetë.

Keni një apel për të bërë?

Dua të më ndihmojnë të gjej babanë, kush e shikon të më kontaktojnë në numrin 0697579177.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.