E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më ka lënë e dashura nuk vij dot në punë…
Publik News

Më ka lënë e dashura nuk vij dot në punë…

Në ditët e ftohta të dimrit na ndodh shpesh që të mos kemi dëshirë të ngrihemi nga krevati dhe të mundohemi që të gjejmë justifikime për të mos shkuar në punë.

“Mirror” shkruan se një punonjës e ka lënë shefin e tij pa fjalë me arsyen që ka gjetur për të mos u paraqitur në punë.

Ken Moore nga Bristol mori një mesazh ku punonjësi i shpjegonte se nuk mund të shkonte në punë, sepse e dashura e tij nuk i kishte larë çorapet. Pasi mori këtë mesazh, ai vendosi që ta bënte publik në rrjetet sociale.

E sigurosht ndodhi ajo që pritej, të bëhej menjëherë virale dhe njerëzit të mos ngurronin që të linin komente sarkastike.

Punonjësi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, fajësoi të dashurën e tij se nuk kishte çfarë të vishte për të shkuar në punë. E për të dyfishuar justifikimin, punonjësi shprehej se nuk mund t’i vishte çizmet pa çorape, pasi ato kishin “vrima të mëdha”.

1

Më pas ai kishte informuar shefin e tij se çelësat e furgonit ishin “në kuti si zakonisht”. Ndërsa Ken nuk u përpoq që të fshihte tërbimin e tij, i tha punonjësit se po të ishte dikush tjetër do ta kishte pushuar nga puna.

Por ai i tha atij “shihemi nesër” dhe përdoruesit e rrjeteve sociale u habitën me përgjigjen e tij, pasi mendonin se e meritonte që të hiqej nga puna.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.