Me kapuç dhe xhup, duke çaluar kthen në mes të rrugës dhe ndjek Behar Sofinë
Ernejt Shyti, është 24-vjeçari i arrestuar nga policia si autor i vrasjes së biznesmenit Behar Sofia.
Ditën e sotme është publikuar edhe videoja ku ai duket me një xhup dimëror dhe që ecën duke çaluar.
Siç duket edhe në videon e publikuar nga Top Channel, me një kapuç në kokë dhe i veshur me xhup, ai kalon trotuarin dhe futet përmes makinave.
Më pas Behar Sofia kalon me shpejtësi vijat e bardha dhe 24-vjeçari kthehet sërish mbrapa në mes të rrugës me makina.
Fillimisht ai e shikon përballë për t’u siguruar që është ai, pastaj i ndjek nga mbrapa ku pak minuta më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin që mos të zbulohej nga autoritetet të cilat kryen ekspertizë në Britaninë e Madhe për të konfirmuar që ky është një improvizim.
Policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorët e tij Xhuliano Visha, Leonor Xhixha dhe Skender Vathi.
Video:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



