E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me kokainë, drogë dhe dhjetëra mijëra euro, 3 persona në pranga
Lajme

Me kokainë, drogë dhe dhjetëra mijëra euro, 3 persona në pranga

Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Cargo 2”, i zhvilluar pas hetimeve për aktivitet të dyshuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Mësohet se të ndaluarit janë Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, të tre banues në kryeqytet. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kishin rolin e furnizuesve të një rrjeti shpërndarësish të kokainës.

Gjatë kontrollit dhe veprimeve operacionale, policia ka sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 36.6 gramë kokainë, si dhe një arsenal armësh, ku përfshihen një pistoletë dhe një armë gjahu, së bashku me municionin përkatës.

Po ashtu, janë konfiskuar shuma të konsiderueshme parash, konkretisht 121 mijë euro, rreth 60 milionë lekë dhe 5 mijë paund britanikë, si edhe një automjet luksoz tip “Escalade” dhe pesë aparate celularë, të dyshuara si mjete të përdorura për aktivitetin kriminal.

Automjeti i njërit prej të ndaluarve është lokalizuar në zonën e Unazës së Madhe, ndërsa të gjitha provat dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.