Më mirë single apo të martuar? Shkenca “trondit” beqarët
Martesa është bashkëjetesa ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje.
Padyshim që fustani i bardhë, lulet, dasma…ceremonia tradicionale, mbetet një ëndërr për shumëkënd. Por përtej kësaj ,duket se martesa do t’ju bëjë mirë për shëndetin dhe ky i fundit është më i rëndësishmi.
Një studim i publikuar në Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry ka zbuluar se të qenit i vetëm për pjesën tjetër të jetës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve mendore me 42 për qind në krahasim me çiftet e martuara.
Njerëzit që janë të ve, gjithashtu janë në një rrezik të madh, me një shans prej 20 për qind. Studiuesit nga University College London shqyrtuan 15 studime të veçanta, ku analizuan lidhjen mes rrezikut të çmendurisë dhe statusit martesor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



