E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më mori në telefon Edi Rama mbi poezinë time e më tha se…”
Lajme

“Më mori në telefon Edi Rama mbi poezinë time e më tha se…”

Kur ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama u shpreh se poezia e Andi Bejtjës me titull “Atdhedashur”, është një nga 10 poezitë më të bukura të shqipes. Lidhur me këtë deklaratë të Ramës, është orientuar edhe pyetja e Arian Çanit tek rubrika “Pyetja që vret”. “Andi Bejtja duhet të deklarosh sonte se Rama të vetmin qëllim duke përmendur poezinë tënde të 20 vjetëve më parë me titull “Atdhedashuri”, ka largimin tënd nga qëndrimet kritke kundër tij?”, e ka pyetur Çani. “Nuk besoj,  ai më njef mua që nuk joshem nga këto gjëra dhe për të qenë i sinqertë  ai ka qenë koherent.

Më ka marrë në telefon 20 vite më parë dhe më ka thënë që as ti vet nuk e di se ç’ke bërë e s’ke për të bërë më si kjo. Nuk ndikon fare tek un kjo gjë”, ka treguar Bejtja.

Atdhedashuri

Në  këtë vend ku dembelizmi është virtyt

Ku ka fusha të gjera me vese

Dhe gënjeshtër me këmbë të gjatë

Unë e kam lidhur historinë pas një gomari veshkurtër që mund të jem unë ose vetë heroi ynë Skënderbe

Të cilin Vatikani e kurdisi siç kurdiset një orë me zile, po akrepat i la të mbesin në shekullin e katërmbëdhjetë

Po unë s’mërzitem As ofendohem, Europës nuk i mbaj mëri.

Vazhdoj të eci nëpër tym si një Kostandin

Që ngrihet nga varri dhe kujtohet se motër s’ka pasur kurrë;

Duke mallkuar malet e larta krenarë

Që ia marrin frymën detit, i bëhen ombrellë…

Mos kërko nga unë të jem as Rozafë, as Skënderbe, as Kostandin.

E shumta që mund të kërkoni nga unë është të jem Ismail Qemal,

Të ngre flamurin kombëtar në xhep të pantollave bluxhinse

Për të shpallur në paqe e pa bujë

Pavarësinë e Mendjes Time…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.