E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryministri  motivohet nga  ata ‘anti-age’ që dalin rrugëve
Lajme

Kryministri motivohet nga ata ‘anti-age’ që dalin rrugëve

Rama në podcastin “Flasim”: Në Shqipëri punohet për të jetuar, nuk jetohet për të punuar!

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flet”, ka thumbuar opozitën teksa rrëfeu se ku e gjen motivimin për performancën e tij.

Më motivojnë ata ‘anti-age’ që dalin rrugëve”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se sapo mendon të rrijë rehat, nuk e lejnë dhe motivohet.

“Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, tha shkurtimisht kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim” ka diskutuar në lidhje me jetën e shqiptarëve të kthyer në Atdhe për të jetuar.

Ai ka theksuar se sipas tij në vendin tonë punohet për të jetuar dhe nuk jetohet për të punuar, duke nënvizuar rëndësinë e jetës sociale.

Rama ka rikujtuar edhe një herë historinë e personit që ka bërë shoferin për të në takimin me diasporën në Londër rreth një javë më parë, i cili kishte shkuar në Angli me kamion dhe sot kishte një biznes të vetin.

“Isha në Londër, një superdjalë që bëri shoferin për mua, kishte shkuar me kamion nga Malësia e Madhe.
Më tha kur dola nga kamioni dhe pash qiellin e dija që arrija e s’dija ku të shkoja. Sot kishte kompani sigurimi me punonjës nga të gjithë nacionalitetet, Më tha, fëmijët i shoh dhe shijoj për pak kohë ditën e dielë.
Këtu duhet të bësh 2 punë që të mund të marrësh frymë normal, dhe normalja është që nuk ke jetë sociale.
Kjo jeta sociale nuk është gjë e vogël, sepse nuk do të marrim gjë në botën tjetër dhe vitet ikin.
Në Shqipëria është puno për të jetuar, jashtë është jeto për të punuar”, u shpreh Rama.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.