E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Më në fund Partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës

Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” Koço Kokëdhima ka zhvilluar një takim me socialistët e Lushnjës. Ai tha se “ZGJIDHJA” do të kthehet në parti politike. Kokëdhima ka theksuar se për 20 vjet ka shpenzuar nga pasuria e tij për të mirën dhe për bashkimin e së majtës shqiptare, ndërsa Rama e ka shkatërruar Partinë Socialiste.  “ZGJIDHJA” do të punojë për një Shqipëri të mirë e të begatë. “Deri në datën 29 prill ne do marrim vendimet. “Zgjidhja” do të kthehet në parti politike. Rama punoi deri në fund për përçarjen e PS-së dhe për likuidimin politik të Kokëdhimës dhe të “Zgjidhjes”.

Rama po e përçan përfundimisht PS-në, ndërsa unë lufova deri në fund për ta mbajtur atë të bashkuar. Historia do ta gjykojë Ramën si problemin dhe mua si zgjidhjen për të majtën dhe për Shqipërinë. Për shumicën e plagëve të rënda të popullit tonë, të ekonomisë dhe të sistemit politik në Shqipëri. Çdo socialist dhe qytetar në Shqipëri do ja faturojë Ramës këtë përçarje të Partisë Socialiste, jo mua’, tha Kokedhima.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.