E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më përndjek Erdogan’/ Ndalohet në Rinas gazetari turk, policia nuk i pranon kërkesën për azil
Publik News

Më përndjek Erdogan’/ Ndalohet në Rinas gazetari turk, policia nuk i pranon kërkesën për azil

Ahmet Emre Olur është shtetasi turk i cili prej orës 4 të mëngjesit të së shtunës qëndron i mbyllur në komisariatin e Rinasit në pritje të eksdradimit pa gjyq drejt Turqisë. Gazetari turk i cili është i njohur për shkrimet e tij kundër politikës së Erdogan ka bërë një kërkesë për azil e cila nuk i është marrë parasysh nga asnjë institucion. Avokatët e gazetarit shprehen se ndaj këtij shtetasi po bëhet padrejtësi.

Një gazetar turk ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aeroportin e Rinasit dhe ka kërkuar azil politik. Syri TV mëson se menjëherë pas zbritjes në tokën shqiptare, gazetari turk, Ahmet Olur është shoqëruar në komisariatin e policisë së Rinasit.

Ndërkohë që ka dorëzuar kërkesën për azil politik, shtetasi turk ka deklaruar në polici se përndiqet nga regjimi i Erdogan, për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj pushtetit.

Por kërkesa nuk i është marrë parasysh. Ahmet Olur ka njoftuar avokatët shqiptarë të cilët kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj komisariatit të policisë në Rinas, pasi po i mohojnë një të drejtë legjitime gazetarit turk. Në një prenoncim për median avokatët shprehin se ndaj shtetasit turk po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut.

Refuzimi dyshohet se ka ardhur me urdhër nga eprorët të cilët i dinë lidhjet e Erdogan me Edi Ramën, shprehen avokatët. Ata ngrejnë gjithashtu shqetësimin se komisariati i policisë në Rinas ka nisur procedurat për ta deportuar me urgjencë drejt Turqisë gazetarin Ahmet Olur, gjë e cila do t’i rrezikonte jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.