Me portokalle e batanije në duar, Lapaj shfrenon gojën: Shk*rdhatë!
Adriatik Lapaj ka shfaqur para Kryeministrisë portokalle, bidonë me ujë dhe batanije, duke ironizuar mënyrën se si është interpretuar protesta nga autoritetet.
Sipas tij, këto ishin sendet që protestuesit kishin me vete gjatë tubimit paqësor. “Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do të përdoreshin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit”, dëgjohet të thotë Lapaj në deklaratën e tij.
Ai thekson se prej moshës 22-vjeçare ka qenë pjesë e protestave në rrugët e vendit, por shprehet se agresivitet dhe mungesë tolerance si ajo e ditëve të fundit nuk ka përjetuar më parë. Sipas tij, ndonëse protesta ishte paqësore, janë vendosur kufizime të pakuptueshme: ndalohet përdorimi i gjeneratorëve, energjisë elektrike, ngritja e çadrave apo mbrojtja nga i ftohti.

“Ndërkohë sot më thonë: ik ti, se do vijë dikush tjetër të protestojë. Unë nuk kam as ushtri, as paramilitarë, nuk jam njeri që i kam qejf armët. Dua thjesht të jetoj në një vend normal”, shprehet Lapaj.
Ai shton se do të vijojë protestën sa të ketë fuqi dhe se pas këtij momenti do të rikthehet sërish para Kryeministrisë. Lapaj u bën thirrje qytetarëve që të dalin çdo ditë në protestë, duke nisur nga ora 18:00, duke theksuar se pjesëmarrja po vjen në rritje.
“Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do përdornin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit. Kam që në moshën 22 vjeçare që protestoj rrugëve të vendit, por agresivitet dhe moskuptim si ky që kam parë tek këto ditë ndërsa ka qenë një protestë paqësore, është përtej çdo gjejë. Mos merr gjenerator ngri së ftohti, mos merr korent, mos ngri çadër. Ndërkohë sot më thonë ik ti se do vijë dikush tjetër të protestojë. Unë nuk kam as ushtri as paramilitar, nuk jam asnjeri që i kam qef armët. Dua të jetoj në një vend normal. Nëse mendoni se një vend është normal kështu, nuk e di, por unë sa të kem fuqi do të bëj. Pas kësaj do të kthehem prap aty para Kryeministrisë. Uroj që nesër e në vijim çdo ditë në orën 18:00 të dalin njerëz. Numri po vjen duke u rritur”, tha Lapaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



