Me pushkë e dorgë me vehte, arrestohet 18 vjeçari në Shkodër
Një 18-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi u zbulua me lëndë narkotike dhe një armë pa leje.
Gencian. B kishte 15 doza kanabisi në kuletën e tij, ndërsa ju sekuestrua edhe një pushkë 10-she. Policia e Shkodrës kishte informacione, se një i ri lëvizte me armë zjarri dhe dyshohet se shpërndante drogë.
Forcat e policisë Shqiponja në Shkodër ndërhynë në aksion duke arrestuar 18-vjeçarin banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në një çantë dore 15 doza cannabis sativa të ndara në qese farmaceutike, dhe një armë zjarri pushke 10-she, të cilët e hodhi në tokë porsa pa punonjësit e policisë.
Ai do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



