E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më shumë se 800 trupa ushtarakë mbërrijnë nesër në Shqipëri”
Lajme

“Më shumë se 800 trupa ushtarakë mbërrijnë nesër në Shqipëri”

kim trupa

Mbi 800 trupa ushtarake amerikane do të mbërrijnë ditën e hënë, më 26 prill në Shqipëri, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan në një postim në Twitter se mijëra trupa të tjerë do të pasojnë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

“Përditësim për # Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa ushtarakë amerikanë në Shqipëri, pasuar me mijëra të tjerë për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #Ne jemiNATO #KrahPerKrah”, shkruan Yuri Kim.

Stërvitja “Defender21″ do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.