Me sytë nga Botërori, Kosova publikon listën për Play Off-in
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet vendimtare të fazës “play-off” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Kombëtaren e Sllovakisë në gjysmëfinale, sfidë që do të zhvillohet më 26 mars në Bratislavë.
Në rast kualifikimi, Kosova do të luajë finalen më 31 mars në Stadiumi Fadil Vokrri, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kombëtares së Turqisë dhe Kombëtares së Rumanisë.
Megjithatë, për këto përballje të rëndësishme, tekniku gjerman nuk do të ketë në dispozicion disa prej lojtarëve kryesorë.
Për shkak të dëmtimeve mungojnë kapiteni Amir Rrahmani, si dhe mesfushorët Leon Avdullahu dhe Muharrem Jashari.
Ndërkohë, në kombëtare janë rikthyer sërish Florent Hadergjonaj dhe Vesel Demaku.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



