E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë…
Lajme

Më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë…

Edukatorja e dhunuar Suzana Braimllari ka rrëfyer për Fax News momentet e tmerrit që përjetoi kur u dhunua nga drejtoresha e kopshtit, Laureta Asllani.

“Kam 32 vite në pun dhe s’më ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Prej tre muajsh më ushtronte drejtoresha dhunë psikologjike derisa ndodhi ngjarja e dhunës fizike. Raporti im me fëmijët dhe prindërit ka qenë korrekt. Nuk kam marrë ndihmën në momentin në momentin që më bië të fikët…pasi I kërkova fletën ku thuhej se kishte ankesa ndaj meje drejtoresha më përplasi derën e drejtorisë duke më goditur dhe duke më tërhequr zvarrë nëpër shkallë. Kam arritur të shpëtoj dhe hyra në një klasë ndërsa ajo erdhi dhe më goditi në sy të fëmijëve,”- shprehet edukatorja.

Braimllari u dhunua pasditen e sotme nga drejtoresha e kopshtit ku punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijeve ku mësuesja është dhunuar nga drejtoresha. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vetë drejtoresha nuk ndodhet në shkollë pas denoncimit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.