Me urdhër të SPAK, agjentët e BKH kontroll në zyrën e Ilir Metës

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, agjentët e BKH po kryejnë një kontroll në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Dyshohet se kontrollet që po kryehen nga BKH në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë Ilir, kanë lidhje me hetimet për aferën CEZ-DIA.

Më 8 nëntor, Ilir Meta u mor në pyetje për mbi 2 orë nga prokurorët e SPAK, për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh.

Publikuar nga Publik Media