E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media Arabe shkruan për Projektin e Portit të Durrësit: Marina e super jahteve me vlerë 2.5 mld dollarësh
Publik News

Media Arabe shkruan për Projektin e Portit të Durrësit: Marina e super jahteve me vlerë 2.5 mld dollarësh

“Mohamed Alabbar i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe”! Kështu e nis shkrimin e saj media arabe “Arabian Business” në një artikull shkruar për projektin e Portit të Durrësit, një ditë pas mazhoranca e votoi me votat e PS  në Kuvend.

Në shkrim thuhet se kjo marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të shohë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.

“Është një ndryshim i lojës, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni diçka të tillë” ka deklaruar vetë Alabbar, shkruan “Arabian Business”.

I njohur si “Durres Yachts and Marina”, po projektohet si “një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e CO 2 ”.

“Do të akomodohen jahte dhe super jahte deri në 120 m, së bashku me hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Ai do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit. Mbi 80,000 metra katrorë parqe dhe hapësira të hapura dhe 170 dyqane po planifikohen gjithashtu”, thuhet në shkrim.

Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë.

“Ju keni këtë histori të pabesueshme në sfond, krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky është pikërisht një nga më të mirët”, u shpreh Alabbar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.