Media greke shkrim për gjyqtaren : Gjyqtarja Irena Gjoka u arrestua në Greqi
Për 12 vite iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit
Media greke “Ta Nea” dhe disa gazetat e tjera në vendin fqinj kanë ekspozuar disa shkelje të rënda dhe të fshehura nga gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka.
Edhe pse pse ky agazhim investigativ mund të jetë nxitur nga qarqe pas Fredi Belerit dhe fijet e Sali Berishës, pasi gjyqtarja ka marrë masa sigurie ndaj tyre, sërish shkeljet duken të rënda, të cilat jo vetëm kompromentojnë Komisionin e Vetingut, por dobësojnë besimin te drejtësia e re.
Sipas mediave greke, 54 vjeçarja Irena Gjoka, që dikur mbante mbiemrin Shpata (Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka), rezulton se është arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.
“Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga Kakavija duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Gruaja në fjalë kishte falsifikuar periudhën e vlefshmërisë së vizës konsullore për t’u dukur se ajo kishte një kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua”, informon media greke.
Pastaj sipas gazetës ky fakt shumë i rënë u mbulua politikisht kur asaj i duhej të përballej me procesin e vettingut në vitin 2019.
“Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (i njohur në shqip si OMN), i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem dhe e skualifikoi. Më pas ajo u ankua dhe komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull, vijon artikulli. Sipas tij, ky fakt i njollës në karierën e gjyqtares Gjoka dhe më pas shpëtimi që iu bë asaj për arsye politike e bën atë të njëanshme në shqyrtimin e procesit kundër kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është – sipas shumë ndjekësve të çështjes – e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme dhe negative ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleri”, përfundon artikulli.
Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi dhe akuzave të vazhdueshme nga Berisha dhe Beleri në mbrojte të Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dalë Këshilli i Lartë Gjyqësor.
“Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike. Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë”, thuhet në deklaratë.
Për 12 vite iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit
Media greke in.gr ka publikuar një arktikull për gjykatësen e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka.
Në shkrim nënvizohet se Irena Maneku, (mbiemri që ajo ka marrë nga burri i parë) është arrestuar nga autoritetet greke për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentoi bashkë me ish-burrin të tregonte se ishte me origjinë greke.
Sipas shkrimit, Irena Maneku në vitin 2002, tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar.
“Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave. Së bashku me ish-bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.”, thuhet në artikull.
Ndërkohë nënvizohet se gjyqtarja e GJKKO-së,është e njëanshme ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleri, teksa po gjykon këtë të fundit.
Shkrimi i plotë:
Gjyqi i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve në Shqipëri, në maj 2023, Fredi Beleri është kthyer në një lojë diplomatike mes Athinës dhe Tiranës. Një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Krahas lojës diplomatike në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia jonë e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerisin.
Gjyqtarja
Historia e Irena Shpatës së Hekuranit dhe Dallandyshes, e datëlindjes 15-2-1970. Irena Shpata e cila që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj aktual (të dytë) Gjoka. Dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë.
Arrestimi
Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumenteve false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke. Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinjve u regjistruan në bazën përkatëse të të dhënave.
Falsifikim
Më konkretisht, Irena Shpata së bashku me bashkëshortin e saj të parë që mbante mbiemrin Maneku tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 nga pika kufitare e Kakavijës duke përdorur një vizë konsullore të falsifikuar për sa i përket periudhës së vlefshmërisë.
Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit (EDTO) në Greqi. Ajo kishte falsifikuar kohëzgjatjen e vlefshmërisë së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se gjoja ishte nga Vorio-Epiri. Së bashku me bashkëshortin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administrative në Greqi. Kërkesa e tyre u refuzua.
Hyrja në gjykatën e korrupsionit
Në vitin 2019 Irena Shpata-Gjoka ka aplikuar për anëtarësim në gjykatën antikorrupsion GJKKO. Gjykata që po gjykon aktualisht Belerin
Emërimet duhej të miratoheshin në parim nga Komiteti i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (i njohur në shqip si OMN) i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe gjithashtu kishte problem me të dhe e pushoi nga puna.
Më pas, megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombëtar të Provimeve dhe pasi komisioni i pavarur i vlerësimit të kualifikimeve (që është shqiptar) e pranoi atë, duke konsideruar se gjithçka është në rregull.
Paragjykimi
Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është,sipas shumë ndjekësve të çështjes, e kontrolluar nga Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësisht falsifikimit.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme ndaj Greqisë dhe kryebashkiakut minoritar Beleri. Vlen të kujtojmë se gjykimi i Fredi Belerisit është caktuar të vazhdojë të martën, më 5 mars, me deklarimin e tij dhe përfundimin e procesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



