E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media greke zbulon planin Rama-Erdogan, që e bën Shqipërinë “Libi të dytë”
Lajme

Media greke zbulon planin Rama-Erdogan, që e bën Shqipërinë “Libi të dytë”

Mediat greke kanë nisur një sulm të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama, që pas deklaratës që ky i fundit bëri ditën e samitit, ku tha se “Shqipëria nuk do të mashtrojë BE-në për anëtarësim, njësoj siç bëri Greqia”.

Pas medias  “Kathimerini”, e cila shkruante se Greqia nuk do donte një Libi të dytë në kufirin e saj verior, tashmë “Protothema” ka shpieguar planin që ka Rama dhe Erdogan për ta konkretizuar.

Protothema”, e cilëson Ramën si pasardhës të diktatorit Enver Hoxha, i cili sipas tyre është ngatërruar edhe në biznese të dyshimta.

Pasardhës i Partisë Hoxha, pra pasardhës i Enver Hoxhës. Partia Socialiste Shqiptare, që ai drejton, është evolucioni i Partisë së Punës Komuniste, e cila për 46 vjet në pushtet ka futur në kurth 3 milionë banorët e vendit të izoluar nga bota. Pra Rama është socialist, ashtu siç është nacionalist, populist, i ngatërruar me interesa të dyshimta biznesi.

Mbi të gjitha, ata që e rrethojnë po përpiqen të maskojnë në manifestimet e tij se ai është një mik i pasionuar dhe i shquar i neosulltanit Rexhep Tajip Erdogan, për të cilin ai nuk kursehet në lavdërimet dhe vlerësimet publike. Pavarësisht rekomandimeve, Rama i paepur e lavdëron kudo. Ata janë takuar katër herë vetëm këtë vit. Me urdhër të tij, ai mbyll shkollat në Tiranë, të cilat Ankaraja i konsideron bastione të gylenistëve”, shkruan media greke.

Ndërsa shpiegon edhe planin Rama-Erdogan.

“Ai shfaqet si një cigan kur merr pjesë në takimet zyrtare me shokun e Erdoganit, politikani turko-qipriot Ersin Tatar, gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të Turqisë për të legjitimuar pseudoshtetin. Sigurisht që Ankaraja e mbështet financiarisht Shqipërinë: ndërtoi një xhami të madhe në qendër të Tiranës, ngriti qindra apartamente për viktimat e tërmetit në vend, e furnizon atë me drone turq. Natyrisht me dëmshpërblimin sepse asgjë nuk jepet falas.

Erdogan thuhet se po i kërkon Ramës, që vendi i tij të presë si një strehë e sigurt udhëheqësit islamikë të Vëllazërisë Myslimane që u larguan nga Egjipti. Ai kërkon një lidhje më të fortë me axhendën e tij islamike dhe synon, që ta bëjë Ramën si sundimtar të “Shqipërisë së Madhe” dhe udhëheqës të një fuqie rajonale, përafërsisht si një pasha neo-otoman në rajon.

Si pasojë, Shqipëria bëhet një post satelitor dhe i avancuar turk në Adriatik. Në këtë mënyrë ndikon në ekuilibrat gjeopolitikë”, shkruhet në artikullin e gjatë grek.

Për median greke Rama ka qenë në vitet 1990 një person, i cili ishte diagnostifikuar si skizofren, madje ka qenë i shtruar në spital dhe ndaj tij ekziston një kartelë shtrimi.

“Ai ishte diagnostikuar si skizofrenik dhe ishte shtruar sistematikisht në spital në vitet ’90 në një klinikë neurologjike. Referuar kësaj dosje mjekësore tashmë mund të kuptojmë veprimet e tij kontradiktore.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.