E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media serbe: BE ultimatum Presidentit Vuçiç të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën brenda vitit!
Publik News

Media serbe: BE ultimatum Presidentit Vuçiç të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën brenda vitit!

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  ka vetëm një vit afat që të nënshkruajë një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë afat që t’i vendosë sanksione Rusisë, menjëherë pasi të formohet qeveria e re me në krye Ana Bërnabiç.”,


Kështu shkruan media e Beogradit ‘Danas’, duke cituar burime diplomatike.

Nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të BE-së.

“Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.

Nga ana tjetër, Vuçiç do t’i mbajë shpresat tek mbështetja e udhëheqësit autoritar në Hungari, Viktor Orban dhe tek Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelji, nëse BE vendosë të ndërmarrë veprime të tilla.

“Aleksandër Vuçiç shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji”, shkruhet në artikull.

Megjithëse, shanset që BE t’i vë sanksione Serbisë janë të pakta, sipas burimeve të Danas, mund të ndodhë që Parlamenti Evropian të miratojë rezolutë për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”, përfundon artikullin Danas

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.