E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Media: Sinwar përdor 22 pengje si mburojë
Lajme

Media: Sinwar përdor 22 pengje si mburojë

Yahya Sinwar, lideri i ri i Hamasit, pasuesi i Ismail Haniyeh i vrarë muajin e kaluar në Iran gjatë një sulmi që mendohet se u krye nga Mossad-i, është njeriu më i kërkuar nga Izraeli. Ai konsiderohej i paarritshëm nga Forcat e Sigurisë izraelite. Mirëpo, mediat e Izraelit raportojnë të kundërtën. Sinwar nuk është aq i pakapshëm edhe pse fshihet në tunelet nëntokësore të Gazës.

Një media online e cila zakonisht përcjell informacion të saktë, Jewish Chronicle, duke iu referuar burimeve të inteligjencës raporton se lideri i Hamasit, Yahya Sinwar është i rrethuar me 22 pengje izraelite të gjalla dhe të prangosur dhe po i përdor ata në tunele si mburoja njerëzore për t’u mbrojtur nga një sulm nga Izraeli.

Të rrëmbyerit e tjerë, të gjallë apo të vdekur, mbahen robër nga grupe më të vogla si Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, Brigadat e Muxhahidëve, Al-Nasser Salah al-Deen dhe Brigadat e Martirëve al-Aksa, raporton La Repubblica.

Mësohet se forcat izraelite, sipas Jewish Chronicle, kanë patur disa herë mundësi ta eliminojnë atë, por sulmet nuk ishin të autorizuara nga Tel Avivi, kjo për të mos vrarë 22 pengjet izraelite që mban Hamasi dhe Sinwar në nëntokën e Gazës prej 7 tetorit 2023.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.