E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat britanike: Stjuardesa e “Air Albania” vdes  në aeroportin Stansted
Lajme

Mediat britanike: Stjuardesa e “Air Albania” vdes në aeroportin Stansted

Mediat britanike bishopsstortfordindependent.co.uk, shkruan se ka vdekur një 24-vjeçare, anëtare e ekuipazhit të kabinës së Air Albania.

Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Lajmi është konfirmuar nga shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë, të cilët pretenduan se gruaja u sëmur rëndë në bordin e shërbimit nga Tirana.

Bëhet e ditur se avioni u ul në pistë rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor siç ishte planifikuar.

Edhe pse shërbimi i ambulancës e dërgoi të renë me urgjencë në spitalin Princess Alexandra në Harlow, mësohet se ajo nuk ka mbijetuar.

Ende nuk dihet identiteti i stjuardesës dhe shkakun e vdekjes së saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.