E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat e ‘blera’/ EurActiv: Rama kërkon veting për pedagogët
Lajme

Mediat e ‘blera’/ EurActiv: Rama kërkon veting për pedagogët

Kryeministri Edi Rama, që ka shpikur çmendurinë më të madhe, se Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa asnjë media qeveritare, e nisi ditën duke sulmuar sërish mediat.

Këtë herë ai akuzoi mediat dhe opozitën se kanë shpikur teorinë e vetingut ndaj pedagogëve.

Por portali i Brukselit, EurActiv, shkruan sot se kryeministri shqiptar ka deklaruar se do kërkojë veting ndaj pedagogëve.

“Qeveria shqiptare nuk do të bëjë marrëveshje me pedagogët protestues për pagat, përkundrazi sugjeron se ata mund të punojnë në institucione private dhe se do bëhet vetingu i deklaratave të pagave”, shkruan agjencia.

“Disa nga pedagogët nuk janë deklaruar nga universitetet private, do të bëjmë veting për këtë çështje,” tha Rama.

Portali shkruan se pedagogët ankohen se paguhen vetëm 10 muaj në vit dhe jo siç ndodh kudo në botë, ku marrin pagë për 12 muaj.

Pedagogët kanë deklaruar se do vazhdojnë protestën e tyre derisa të përmbushen kërkesat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.