E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat greke / Ekstremisti grek  me të shkuar kriminale , ishte arrestuar në 2009
Lajme

Mediat greke / Ekstremisti grek me të shkuar kriminale , ishte arrestuar në 2009

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mediat greke, lidhur me të shkuarën e Konstandinos Kaçifas (Katsifa) i cili mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur që pati me forcat e policisë shqiptare, dhe sipas raportimit të tyre thuhet se ngjarja ndodhi pas ngritjes së flamurit grek prej tij.

Policia greke ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion, apo dëshmi që vërtetojnë këtë aludim si shkak për këtë përplasje, shkruajnë mediat greke.

Sipas “Newsit.gr”, nga burime të policisë greke rezulton se viktima është arrestuar në vitin 2009 për trafik lëndësh narkotike si dhe me akuzën si pjesëtarë i një organizate kriminale që vepronte në kryesisht në zonat periferike të Athinës.kwnstantinos_katsifas_facebook_2910_2-768x576

 

 

Nga ana tjetër kjo media shkruan se fillimisht ai ka qëlluar në ajër dhe më pas, kur është rrethuar nga policia, ka gjuajtur të paktën tre plumba në drejtim të policëve dhe më pas është arratisur.

Pasi është lokalizuar nga policia shqiptare, ku është përdorur edhe ndihma e helikopterit për të gjetur vendndodhjen e tij dhe për ta neutralizuar, ka pasur serish shkëmbim armësh zjarri me policinë, nga të cilat ai ka mbetur i vrarë.

Pas vrasjes së tij, pranë trupit të viktimës anë gjetur dhe sekuestruar 17 gëzhoja, një çantë me 10 plumba kallashnikovi si dhe një thikë.

rtrr

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.