Mediat greke nuk durojnë batutat e Agim Bajkos për vrasjen e Kacifas: Është një i marrë!
Batutat e bëra nga aktori i njohur Agim Bajko, lidhur me vrasjen e Kostandino Kaçifas, nuk janë pritur mirë nga grekët.
Media greke Star Tv e ka cilësuar Bajkon si të marrë, që thjesht ka fyer dhe ka përdhosur emrin e viktimës.
Komediani Bajko deklaroi në emisionin e drejtuar prej tij, “By Pass”, se Kaçifas u armatos sepse ishte i mërzitur pasi nuk ishte paguar nga fondi sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Televizioni Star, ndër të tjera jep edhe një deklaratë të kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili thotë se në Shqipëri të pushojnë nga puna nëse kërkon të ngresh zërin për të drejtat e minoritetit.
Më poshtë kronika në gjuhën greke:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



