E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mediat italiane zbulojnë dy letrat e fundit të  avokatit shqiotar që u pre me thikë në qafë
Lajme

Mediat italiane zbulojnë dy letrat e fundit të avokatit shqiotar që u pre me thikë në qafë

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për avokatin shqiptar Aineo Redo, i cili u gjet i vdekur të enjten në mëngjes në Itali. 

Mësohet se në orët e fundit të jetës së tij, avokati kishte shkruar dy letra.

Njërën e kishte lënë në studion ku punonte, dhe një të dytë hetuesit e gjetën në xhepin e xhaketës që ai mbante veshur.

Në rreshtat e fundit të letrave, shkruajnë mediat italiane, avokati shqiptar i kërkonte falje familjes.

Avokati shqiptar la pas gruan e tij dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 18 vjeç.

1

Mediat italiane bënë me dije se shqiptari është gjetur me fyt të prerë me thikë në një zonë të Reggio Emilia. Ka qenë një kalimtar që e ka konstatuar në rrugë të vdekur dhe më pas ka lajmëruar Policinë. Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.