Mega-afera e Portit të Durrësit/ PD depoziton padi në Kushtetuese
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar sot para mediave se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit.
Bylykbashi e cilësoi marrëveshjen për Portin e Durrësit si një mega-aferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike për interesa privatë nën petkun e investitorëve strategjik por me kompani offshore.
Bylykbashi: Siç e kishim premtuar PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër mega-aferës korruptive, për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Një grabitje të tillë të pasurisë publike për interesa private, nën petkun e investitorëve strategjik, por me kompani offshore, pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese, shpresojmë që gjykata do qëndrojë në nivelin që pritet dhe të bëjë detyrën e saj.
“E gjitha kjo është histori që bazohet te Rama. Porti i Durrësit është aset i të gjithë shqiptarëve. Është atje dhe ka qenë atje si themel, nuk mund t’ju merret qytetarëve. Nuk mundet që mega-afera më e madhe korruptive të jetë simboli i mënyrës së qeverisjes. PD këtë nuk e do e lejojë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



