E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mega-operacioni i SPAK, mbi 55 urdhër kontrolle në banesa e hotele. Në pranga dhe oficerë policie
Publik News

Mega-operacioni i SPAK, mbi 55 urdhër kontrolle në banesa e hotele. Në pranga dhe oficerë policie

Në kërkim të ‘kokave’ të grupeve kriminale.

Vis Martinaj

Detaje të reja nga mega-operacioni i SPAK, që ka lëshuar në total 32 urdhër arreste për persona me rekorde kriminale. Deri më tani janë 10 persona të arrestuar, të cilët janë “zbuluar” nga rrëfimi i Nuredin Dumanit që ka folur para hetuesve duke zbardhur ngjarje të rënda kriminale dhe ka treguar emra personash të përfshirë.

Mësohet se janë firmosur gjithashtu mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve.

Personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe.

Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer dhe zyrtarë policie qe dyshohet et kishin lidhje me grupet kriminale.

Dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme, e cila menjëherë ka lëshuar 30 urdhër-arreste.

Mësohet se SPAK ka firmosur urdhër arreste për disa personazhe të njohur të botës së krimit, ku mes emrave janë dhe Ervis Martinaj, Suel Çela, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktari dhe K.Mehja.

SPAK ka kërkuar arrestimin e tyre dhe Gjykata e Posaçme më pas i ka miratuar urdhrat e arrestit. Deri më tani janë 10 persona të arrestuar. Po ashtu janë firmosur mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi, hotele apo vende të njohura si baza të grupeve.

Operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim. Raportohet se në listën e atyre që pritet të arrestohen janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, por edhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.