Megaoperacioni në Tiranë, arrestohet një tjetër ndërtues
“News 24” raporton se është arrestuar sot nga Policia e Tiranës biznesmeni i ndërtimit Fejzo Dyrmishi, duke e çuar në 28 numrin e të arrestuarve për tërmetin shkatërrimtar.
Operacioni
Operacioni u shtri kryesisht në tri zona, për të cilat ishin kryer hetime intensive nga Prokuroria e Policia, në Vorë, Kashar dhe Farkë, zona ku dëmet nga tërmeti kanë qenë të konsiderueshme. Mbrëmjen e djeshme u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë Vorë, Luan Beta.
Gjithashtu, ish-kryekomunari i Farkës, Fatardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe dy arkitektet Anila Harxhi dhe Stela Maze. Burime nga Policia thanë se të shoqëruarit, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dyshohen të kenë falsifikuar dokumentet duke u akuzuar kështu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
TE DYSHUARIT
Në listën e personave që pritet të shoqërohen, përveç 27 personave që u ndaluan mbrëmë, janë zyrtarë e ishzyrtarë dhe persona që kanë përfituar nga ndërtimet e parregullta.
Prokuroria e Tiranës pretendon se ka identifikuar godinat që jo vetëm janë ngritur me dokumente të parregullta, por edhe është ndërhyrë në strukturat mbajtëse, duke sjellë dëmtimet e rënda të tyre nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kjo është goditja e dytë nga ana e institucionit të Akuzës pas asaj që ndodhi në Prokurorinë e Durrësit. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, avokatë dhe familjarë të të shoqëruarve kanë qëndruar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje për të mësuar arsyet e shoqërimit të të afërmve të tyre.
Ata pretendojnë se Prokuroria është nxituar. Por nga ana tjetër, burimet thonë se operacioni për shoqërimin e tyre u krye pas hetimeve që janë shtrirë kryesisht në Vorë dhe në Njësitë Administrative të Kasharit e Farkës. Në Tiranë u dëmtuan rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Dëmtime pati edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, por për shumë pallate të dëmtuara rëndë, Prokuroria mendon se pasojat nuk erdhën vetëm nga tërmeti. Akuza e kryeqytetit ka bashkuar në një të vetme dosjet për banesat e dëmtuara nga tërmeti në zonat e Komunës së Parisit, Kombinat, Yzberisht, Porcelan dhe Vorë dhe ku një sërë firmash ndërtimi, inxhinierë dhe kolaudues janë vënë në hetim. Në këto hetime janë angazhuar edhe ekspertë nga fusha e inxhinierisë.
EMRAT E TE NDALUARVE
1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi, ndërtues
9. Vjollca Hoxholli, ndërtuese
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj, ish-shefi i Urbanistikës në Durrës
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi, ndërtues
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola
27. Hekri Disho
28. Fejzo Dyrmishi (ndërtues)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



