E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Megaskandali” me Unazën e Re, arratiset nga Shqipëria “miku” i Gjiknurit
Lajme

“Megaskandali” me Unazën e Re, arratiset nga Shqipëria “miku” i Gjiknurit

Po bën bujë të madhe skandali i kompanisë e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e Unazës së Madhe.

Pas publikimit të skandalit ku kompania kishte falsifikuar letrën e Sekretarit Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së, prokuroria ka nisur hetimet, teksa janë ndërprerë punimet.

Avdiol Dobi, përfaqësuesi i firmës “Dunwell Haberman”, e cila ka fituar tenderin 18 milionë eurosh për Lotin 1 të Unazës së Re, ka qenë pjesë e stafit elektoral të Damian Gjiknurit.

Pas publikimit të skandalit, Avdiol Dobi është arratisur nga Shqipëria përmes Pikës së kalimit Kufitar të Muriqanit.

Si përfaqësues i “Dunwell Haberman” në Shqipëri, Avdiol Dobi është pronari i DH Albania.

Kompania DH Albania është degë e kompanisë Dunwell Haberman, themeluar në shtetin Delawere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1998.

Për këtë ajo ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaweare, Jeffrey Bullock, që vërteton aktivitetin e saj në këtë shtet dhe po ashtu dhe datën e themelimit 20 vjet më parë.

Dokument i cili ka rezultuar i falsifikuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.