E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meksikë/ 5 tonë drogë po transportoheshin me nëndetëse
Bota

Meksikë/ 5 tonë drogë po transportoheshin me nëndetëse

Marina meksikane ka arritur të zbulojë dhe sekuestrojë një sasi të madhe droge, e cila po transportohej me anë të një nëndetëseje të quajtur “narco”.

Forcat e marinës kanë sekuestruar më shumë se 3.5 tonë drogë.

Droga në fjalë mendohet të jetë kokainë, por akoma nuk janë kryer testet laboratorike.

Nëndetësja ka një gjatësi prej 26 metrash dhe është gjetur të martën e 27 qershorit, raporton “The Independent“.

Pesë persona të kombësive të ndryshme u kapën në bord dhe u dërguan në qytetin La Paz, në Baja California të Meksikës.

Nëndetëset Narco janë përdorur për të kontrabanduar drogë të paktën që nga vitet 1980.

Këto nëndetëse shpesh janë në gjendje të shmangin zbulimin nga radarët dhe gjurmimet infra të kuqe

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.