E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meloni sqaron  “baltën” e hedhur: Janë qëndrime armiqësore ndaj qeverisë italiane!
Lajme

Meloni sqaron “baltën” e hedhur: Janë qëndrime armiqësore ndaj qeverisë italiane!

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni thotë se balta që u hodh ndaj Shqipërisë, referuar investigimit të RAI3, është një qëndrim armiqësor ndaj qeverisë italiane.

Pyetje: Cili është burimi i kësaj balte e hedhur ndaj Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare? Është një sulm i orkestruar nga opozita juaj. Apo kemi të bëjmë me një tekë gazetareske?

Meloni: E thashë, unë mendoj se arsyeja e vërtetë nuk është që të sulmohet qeveria shqiptare, por janë pozicione apo qëndrime të ligjshme të ndryshme dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane dhe që luajnë në këndvështrimin e tyre duke shpalosur qëndrimin e tyre. Duhet vlerësuar fakti që për të sulmuar qeverinë italiane goditet apo sulmohet një partner, Këtu nuk po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por edhe Italia.

Shtypi italian ka bërë një zgjedhje të saj. Unë shpreh gatishmërinë dhe soliditetin tim për ta hedhur poshtë këtë përbaltje dhe premtoj që në të ardhmen të jemi më të vëmendshëm ndaj marrëveshjeve që realizojmë. Nuk mund të vëmë në rrezik apo të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.