E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Memaliaj/ Po festonte Vitin e Ri tek vëllezërit, 53-vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë
Uncategorized

Memaliaj/ Po festonte Vitin e Ri tek vëllezërit, 53-vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë

53-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e vëllezërve të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Iliras në Memaliaj, ku 53-vjeçari i identifikuar si Nasip Kalemi, kishte shkuar për të festuar festat e fundvitit me vëllezërit e tij.

Edhe pse ai kishte shkuar tek vëllezërit për të festuar, i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Nga sa mësohet Kalemi jetonte në Fushë-Krujë, ndërsa familjarët kanë bërë të ditur se një pjesë të fotoksinës e kanë gjetur në tavolinë.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, por nga policia po punohet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj vdekje të rëndë, ndërsa pritet të pyeten edhe familjarët e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.